Lexoni edhe:
Presidenti Klinton nga Tirana, për situatën në veri dhe lidershipin politik në Kosovë!
Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, transmeton "Kosaova Sot Online ".
Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.
Presidenti Klinton nga Tirana, për situatën në veri dhe lidershipin politik në Kosovë!Lexoni edhe:
“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.
Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi. Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve. “Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thonë ata në këtë letër.
(Kosova Sot Online )