Presidenti Klinton nga Tirana, për situatën në veri dhe lidershipin politik në Kosovë!

Presidenti Klinton nga Tirana, për situatën në veri dhe lidershipin politik në Kosovë!
Presidenti Klinton nga Tirana, për situatën në veri dhe lidershipin politik në Kosovë!

Agim Bajrami

  • 07 July 2023 - 07:51

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Nuk duhet të harrohej kur shumica e tanishme shqiptare, ishin subjektet i përndjekjeve, vrasjeve e dhunës nga shteti kriminal serb millosheviqian, nga edhe siç tha presidenti Klinton, për çështje humane ekzistenciale të popullit shqiptar mora vendim, për mbrojtjen e ekzistencës së shqiptarëve. Dhe kurrë nuk duhet që tani shumica që dje ishte e përndjekur e dhunuar e vrarë, të bëjnë përpjekjet e dominimit e shtypjes ndaj pakicës tjetër, dhe që do të duhej të udhëheqin me ato komuna,

-Kur pas mesazhit të Klintonit nga Tirana,dhe qeverisja këmbëngul në "marrëzinë e vetë" në mos përmbushjen e kërkesave ndërkombëtare,për katër komunat veriore me shumicë serbe, është e mundshme që ndarja e veriut të Kosovës të jetë e pashmangshme, dhe kjo, me fajin e politikë bërësve kosovarë që nga viti 1999, Presidenti Klinton, përmes mesazhit ,përçojë thirrjen e trajtimit të vlerave humane të individit dhe grupit tjetër etnikë, apo komunitetit pakicë i cili është ndryshe nga komuniteti shumicë në Kosovë,dhe i cili duhet të ketë trajtimin e të jetuarit të qetë ,të lirë dhe me qeverisje nëpër komunat shumicë. Në rajonin tonë ka shumë shembuj,ku komunat i qeverisin minoritetet, që kuptohet edhe si vlerë e shtuar e shumicës të atyre vendeve,si,në Maqedoni nga shqiptarët,në Mal të Zi nga shqiptarët,Ulqini dhe Tuzi,në Shqipëri ,një komunë të vogël e udhëheq minoriteti Maqedoni, por edhe në Preshevë e Bujanoc dhe Medvegjë në shumë raste shqiptarët i kanë pushtetin qeverisës komunal. Por të tilla raste ka, edhe në Vojvodinë në shumë komuna ku udhëheqin hungarezët,kroatët,ndërsa qeveritë qendrore hartojnë dhe zbatojnë politikat në nivel vendi. Raste të shumta ka edhe në nivel të Evropës si të qeverisjes së minoriteteve në nivele rajonale,siq edhe rregullohet me konventën evropiane për të drejtat e pakicave.

Presidenti Klinton, në ndërlidhje me zhvillimet në Shqipëri e Kosovë, , e duke bërë krahasimin e Mandelës, i cili në Afrikën e jugut , kishte mbajtur burgim të gjatë,për luftën e tij kundër aparthedit të pakicës së bardhë, ndaj shumicës së popullatës me ngjyrë. Presidenti Klinton e përmendi, shembullin e Mandelës , kur ishte president i Afrikës së jugut,e i cili kishte fituar nga mundësia e aplikimit të demokracisë atje, kur edhe shumica e popullatës me ngjyrë kishin fituar lirinë dhe demokracinë për qeverisje ,dhe për herë të parë u zgjodh në atë vend , presidenti me ngjyrë Mandela nga shumica për qeverisje të vendit. Ai ne një rast i ishte drejtua një qytetari të bardh ,se a më njeh ,ai ishte përgjigjur ,se po ,dhe ishte përgjigjur se ju jeni presidenti i im,dhe më pas presidenti Mandela i kishte thënë qytetarit, " se shpresoj që një ditë , edhe ti do të jesh president nga radhët e pakicës".

Dhe presidenti Mandela, në asnjë rast nuk kishte shprehur urrejtje për atë që me dekada komuniteti i të bardhëve pakicë,e kishin ushtruar aparthedin ndaj shumicës me ngjyrë. Presidenti Klinton , nuk lë pa përmendur,se Shqipëria si vend i izoluar dhe i shkëputur nga bota civilizuese gjatë kohës së diktaturës komuniste,ka zgjedhur rrugën e hapjes ndaj botës demokratike , bashkëpunimit e ndjekjen e pozicionimin në anën e vlera civilizuese, duke e lënë, në të kaluarën, errësirën e urrejtjes, dhe mbylljes ndaj të mirës, kur tani Shqipëria po mahnit me shumë llojshmërinë e të jetuarit në paqe ,bashkëpunim, në dallime, por të bashkuar në vlera të përbashkëta , me qëllimin për shkuarje përpara. Presidenti Klinton, përmendi edhe konfliktin e gjatë në Britani të Madhe në mes të protestantëve dhe katolikëve britanikë, të cilët gjetën marrëveshjen për të shkuar përpara edhe me dallime.

Presidenti Klinton ,në fjalimin e tij për Kosovën, dhe zhvillimet në katër komunat e veriut ,ndër tjera përmendi, se ,vlera e individit dhe të jetuarit në liri e paqe duhet të jen fokusi i qeverisjes, e jo dominimi ,dhe ngurtësia ndaj tjerëve, që do të duhej të ishte bujaria e zemërgjerësia qeverisëse e shumicës ndaj grupit tjetër ,duke u mundësuar dhe ofruar,qeverisje në ato komuna ku pakicat përbëjnë shumicën e komunitetit të tyre. Nuk duhet të harrohej kur shumica e tanishme shqiptare, ishin subjektet i përndjekjeve, vrasjeve e dhunës nga shteti kriminal serb millosheviqian, nga edhe siç tha presidenti Klinton, për çështje humane ekzistenciale të popullit shqiptar mora vendim, për mbrojtjen e ekzistencës së shqiptarëve. Dhe kurrë nuk duhet që tani shumica që dje ishte e përndjekur e dhunuar e vrarë, të bëjnë përpjekjet e dominimit e shtypjes ndaj pakicës tjetër, dhe që do të duhej të udhëheqin me ato komuna, përndryshe

siç tha presidenti Klinton , atje çka po ndodh është MARRËZI e që duhet ndalur,që kurrë nuk do të doja të ndodh kjo që po ndodh.

Presidenti Klinton ,gjatë tërë fjalës kishte cilësimet e, bujarisë,respektimin e dallimeve, humanizmit ,kujdesi i shumicës ndaj pakicës,bujarisë, zemërgjerësisë, paqes dhe mirëqenies së përgjithshme ndaj ardhmërisë së përbashkët edhe në dallime...Dhe mos aplikimi nga politikë bërësit kosovarë të 'mesazheve Klinton për Kosovën' ka mundësi të e pritnin stuhi të përcjella me konflikte dhe ndarjes së vendit. Dhe kush po e dëshiron këtë,e në interes të kujt është kjo?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".