Komisioni për Legjislacion miraton disa projektligje, opozita bojkoton komisionin

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 11:14
Komisioni për Legjislacion miraton disa projektligje, opozita bojkoton komisionin

 

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në mbledhjen e së hënës ka miratuar një varg projektligjesh, por pa vota e detutetëve opozitar që bojkotuan komisionin, transmeton "Kosova Sot Online".

Opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhje, për shkak të bojkotimit të punës së Kuvendit, pas masave të ShBA-së e BE-së. 

Fillimisht u miratua Projektligji për Prokurorinë Speciale. Kryetari i Komisionit Adnan Rrustemi tha se grupi punues e ka shqyrtuar këtë projektligj dhe e ka paraqitur raporton me amendamente.

“Grupi punues ka shqyrtuar projektligjit dhe ka paraqitur raportit me amendamente”, tha ai.

Ky komision po ashtu ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të procedurës penale dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal.

Është miratuar edhe Raportit me amendamente për Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha i cili ishte kryesues i këtij grupi punues, tha se janë marr të gjitha rekomandimet si nga ambasadat, këshilltarët dhe qëllimi është që ky ligj të jetë i qartë për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.

Komisioni po ashtu ka miratuar edhe propozimin të Gjykatës Supreme me kandidatët për pozitën e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, e kandidatë për këtë pozitë janë Meleqe Bexheti dhe Vjosa Nimani Zylfiu.

Po ashtu është miratuar edhe raporti me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin verëra.

(Kosovar Sot Online )