Apeli vërteton dënimin prej 15 vite burgim ndaj dy të akuzuarve

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 10:45
Apeli vërteton dënimin prej 15 vite burgim ndaj dy të akuzuarve

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelores në Pejë me të cilin Arton dhe Nezir Duraku ishin dënuar me 15 vite burgim, pasi pranuan fajësinë se si pasojë e aksidentit të trafikut që shkaktuan, vdiq i riu F.Sh., dhe se të njëjtit nuk i ofruan ndihmë pas aksidentit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Arton dhe Nezir Duraku, duke i dënuar me 15 vite burgim (së bashku), pasi kishin pranuar fajësinë se si pasojë e aksidentit të trafikut që shkaktuan, vdiq i riu F.Sh., dhe se të njëjtit nuk i ofruan ndihmë pas aksidentit,.

(Kosova Sot Online)