Gangsterat në aksion, sulmojnë me thikë zyrtarët policorë në Ferizaj

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 10:54
Gangsterat në aksion, sulmojnë me thikë zyrtarët policorë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm ndaj personave zyrtarëve në Ferizaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Në raportin policor bëhet e ditur se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj, kosovarë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kosin të Ferizajt, të premten në ora 14:07.

“Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë arrestuar.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online )