Mediat zvicerane për vrasjen në Klinë: Pronari i garazhit në Lucern, u vra në Kosovë

  • S.A /
  • 08 August 2023 - 10:52
Mediat zvicerane për vrasjen në Klinë: Pronari i garazhit në Lucern, u vra në Kosovë

Një pronar garazhi nga kantoni i Lucernit është vrarë me armë zjarri në gjakftohtësi në një lokal në Kosovë. Autori mësohet se po ashtu jeton në Zvicër dhe vjen nga ambienti familjar,  shkruan gazeta zvicerane Blick, transmeton "Kosova Sot Online".

Në orën 16:40. të hënën, i dyshuari (48) hyn në Coyote Lounge Bar në Klinë, një qytet i vogël në veri-perëndim të Kosovës. Burri është i armatosur me pistoletë. Dhe ai ka vetëm një synim: 47-vjeçarin viktimën, pronar garazhi nga kantoni i Lucernit. Mësohet se ai është me pushime, shkruan Blick.

Ai qëllon shtatë herë në viktimën e tij. Viktima është plagosur aq rëndë saqë vdes në vendin e krimit. Videot e vëzhgimit tregojnë mysafirët e tmerruar duke u hedhur dhe duke ikur. Edhe autori del nga lokali me armën në dorë, përcjell albinfo.

Jashtë, ai ndalon një makinë, kërcënon shoferin dhe largohet. Policia po e kërkon vrasësin me një kontigjent të madh – më vonë gjen makinën, por asnjë gjurmë të të dyshuarit, sipas mediave kosovare, edhe ai thuhet se jeton në Zvicër, shkruan Blick.

Mediat lokale raportojnë se viktimat dhe autori janë të afërt.

(Kosova Sot Online )