Prishtinë: Nën kërcënimin e thikës ia plaçkitin çantën e dorës

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 10:29
Prishtinë: Nën kërcënimin e thikës ia plaçkitin çantën e dorës

Një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës, ia kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parash, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre.

“Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)