Përplasen dy tramvaj në Portugali

  • A.P /
  • 17 August 2023 - 22:51
Përplasen dy tramvaj në Portugali

Dy trena të tramvajit janë përplasur në qendër të Lisbonës, Portugali, duke plagosur 13 persona, mes tyre tre fëmijë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Tetë persona të plagosur u dërguan në një spital në kryeqytetin portugez me lëndime në fytyrë dhe gjymtyrë të sipërme.

Agjencia e lajmeve Lusa, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Zjarrfikësve, tha se të plagosurit përfshinin dy francezë, dy çekë, një amerikan, një italian dhe një spanjoll.

Shkaqet e përplasjes mbeten të paqarta.

(Kosova Sot Online)