Arrestimet për aferën e rezervave shtetërore, Osmani: Është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 13:53
Arrestimet për aferën e rezervave shtetërore, Osmani: Është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur rreth aksionit të bastisjeve dhe arrestimeve të tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënies së ndihmës për kryerjen e saj në lidhje me aferën e rezervave shtetërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se e ka të pamundur të komentojë epilogun e këtij rasti që është në process, duke thënë se institucionet e kanë punën e tyre.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese, ne duhet ta presim epilogun e rasteve dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti. Pra, institucionet e kanë punën e tyre”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)