Ngjarje tragjike! Bie në kontakt me rrymën në vendin e punës, vdes 15 vjeçari në Dimal

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 14:06
Ngjarje tragjike! Bie në kontakt me rrymën në vendin e punës, vdes 15 vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një 15 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte në një lavazh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, 37 vjeçari, i cili ka në pronësi këtë lavazh është arrestuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Rasti është duke u hetuar.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.'- njofton policia.

(Kosova Sot Online)