Policia jep detajet nga arrestimet e bastisjet të zyrtarëve të MINT dhe Ridvan Muharremit

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 10:06
Policia jep detajet nga arrestimet e bastisjet  të zyrtarëve të MINT dhe Ridvan Muharremit

Policia e Kosovës sot ka raportuar përmes raportit 24 orësh për tri arrestimet që u bënë dje në lidhje me rezervat shtetërore, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Prishtinë 18.08.2023-08:00-16:00. Me datë 18.08.2023 është zbatuar urdhëresa e datës 17.08.2023 e Gjykatës Themelore në Prishtinë–Departamenti Special për kontrollim, ku janë kontrolluar një shtëpi, dy banesa, një lokal afarist dhe dy zyra. Lidhur me rastin tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, dje policia arrestoi dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe një pronar restoranti, Ridvan Muharremi.

(Kosova Sot Online)