Murati thotë se Prokuroria Speciale që nga 2021 nuk ka ndërmarrë asgjë për aktakuzën ndaj Vesel Krasniqit

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 12:25
Murati thotë se Prokuroria Speciale që nga 2021 nuk ka ndërmarrë asgjë për aktakuzën ndaj Vesel Krasniqit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se Gjykata Speciale nuk ka ndërmarrë asnjë hap që nga viti 2021, ndaj kallëzimit penal kundrejt zyrtarit të Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati ka shkruar se Prokuroria Speciale, ka të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj këtij të fundit.

“Megjithatë, shkojmë me 14 janar 2021, pra dy javë më vonë, Vesel Krasniqi nënshkruan kontratë 5-vjeçare me të njëjtën kompani, për t’i dhënë kompanisë monopol në shënjimin e naftës. Kujtojeni se si po kjo kastë që krijonte monopole zhvatëse, kur ne e bëmë Ligjin për Çmimet Tavan për të bërë çmimin e bukës më të përballueshëm, e çuan ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Sidoqoftë, me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale. A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite? Asgjë. Pra përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale nuk bëri asnjë hap deri më sot. Po të kishte prokurori e gjyqësor që njëmend ka mision luftimin e krimit, Vesel Krasniqi do duhej të jepte llogari për shkeljet që ka bërë”, thuhet në postimin e Muratit.

(Kosova Sot Online)