"Edi Rama ka vetëm një moto: Të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht!"

  • E.K /
  • 19 August 2023 - 14:15

Me një video të publikuar nga emision “Boom’ deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasali ka  treguar se kryeministri i vendit, Edi Rama ka vetëm një moto: "Të vjedhim kudo, në çdo gjë dhe vazhdimisht"!

Në video shihet Rama i paqëndrueshëm mendërisht teksa shprehet se vetëm shpifet për punën e tij.

Por nisur nga skandalet e fundit të kësaj qeveria si inceneratorët, koncesioni i sterilizimit dhe shumë të tjera, deputeti i PL-së i bën me dije Ramës se këto që ti i quaje shpifje dolën të vërteta.

‘Shpifjet na dolën të vërteta, se meqë ankohej për shpifje ky, por ka gjysmën e qeverisë, kryebashkiakë e deputete nëpër burgje.’ shkruan Vasili në postim.

Në fund të videos Rama shprehet se 'më të mirë se unë nuk gjeni’ shprehje për të cilën Vasili i është përgjigjur:

‘ Ka pasur të drejtë, vërtet hajdut më të mirë se ky nuk gjen.’

Postimi i plotë i Vasilit:

Edi Rama ka vetëm një moto:

"Të vjedhim kudo, në cdo gjë dhe vazhdimisht"

Shpifjet na dolën të vërteta, se meqë ankohej për shpifje ky, por ka gjysmën e qeverisë, kryebashkiakë e deputetë nepër burgje.

Ka pasur të drejtë, vërtet hajdut më të mire se ky nuk gjen.

Çdo ditë që kalon po e tejkalon çdo fantazi se sa e madhe po del hajdutëria e këtij.

(Kosova Sot Online)