Zhduket një person në Ferizaj

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 20:44
Zhduket një person në Ferizaj

Ilaz Sejdiu me vendbanim në Greme të Ferizajt nuk është kthyer prej datës 17 gusht kur kishte dalë nga shtëpia. Pas pranimit të informacionit për zhdukjen e tij, Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Sejdiu, i lindur me 17.10.1932, kishte dalë nga shtëpia e tij me 17 gusht rreth orës 07:00 të mëngjesit.

“Kishte të veshura pantallona dhe xhaketë ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës dhe me plis të bardhë. Ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, janë në kërkim të personit të zhdukur. Policia Rajonale e Ferizajt ka marr autorizimet nga prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikim e të dhënave të tij dhe kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjithë ata që kanë informacione, që ndërlidhen me personin e zhdukur, ftohen të njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

(Kosova Sot Online)