17-vjeçari shkakton aksident tragjik

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 18:49
17-vjeçari shkakton aksident tragjik

Ndonëse nga të dhënat paraprake ka rezultuar se 17 vjeçari që drejtonte makinën tip Benz i ka prerë rrugën motorit të dy italianëve Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën te enjten, në orën 03:00 në aksin Sarandë-Ksamil, i riu pretendon të kundërtën. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit adoleshenti ka deklaruar se nuk është fajtor pasi sipas tij motori i erdhi përballë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Isha në kahun tim të lëvizjes nga Saranda drejt Ksamilit, kur tek hidrovori erdhi një motor dhe u përplas në xhamin e makinës. Ata mbanin shishe birre në duar. Kam shtypur frenat dhe më pas nuk mbaj mend sepse nga përplasja humba kontrollin. Nuk jam fajtor sepse isha në korsinë time”, ka thënë ai.

Përplasja ka qenë shumë e fortë pasi italianët që po ktheheshin me motor nga një lokal në Ksamil, pasi Tizzano kishte festuar ditëlindjen, ndërruar jetë në vend të copëtuar, siç thonë dëshmitarët.

(Kosova Sot Online)