Autori i vrasjes së dyfishtë ekstradohet

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 13:50
Autori i vrasjes së dyfishtë ekstradohet

I dënuari me 25 vjet burgim Artan Muça, 52 vjeç, lindur në Elbasan u ekstradua nga Anglia drejt Shqipërisë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Mançesterin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov pronarin e bilardos dhe dhe një person tjetër.

(Kosova Sot Online)