Qytetarët nuk do kenë nevojë të pajisen me leje ndërtimi për vendosjen e paneleve solare
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka marrë vendim për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ i cili u mundëson qytetarëve vendosjen e paneleve solare për konsum familjar deri në 7 kë pa pajise me leje, përcjell "Kosova Sot Online".
Ministri, Liburn Aliu, tha se kjo është në përputhshmëri me Acquis të BE-së.
“Në nenin 2, paragrafin 2, të Udhëzimit Administrativ bazë, kemi bërë plotësim ndryshimin me paragrafët e rinj 2.15 dhe 2.16, si në vijim: 2.15. Vendosja në çati e paneleve solare fotovoltaike, për prodhim të energjisë elektrike për vet-konsum, që janë konsumator familjar, me kapacitet të instaluar deri në 7 kË, siç definohet me legjislacionin përkatës për energji. 2.16. Vendosja e termoizolimit në muret e jashtme të shtëpive familjare ekzistuese, por të cilat nuk e ndryshojnë dukjen/fasadën dhe nuk bien ndesh me nenin 14 nën-paragrafi 1.5 të Ligjit Nr. 04/L-110 për Ndërtim”, ka shkruar Aliu
(Kosova Sot Online)
