Edhe për dy muaj paraburgim avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 12:31
Edhe për dy muaj paraburgim avokatit që dyshohet se pranoi 8 mijë euro për të ndikuar te gjyqtarët

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj avokatit Hamdi Jashari i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prishtinë.

“Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit H.J i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për “Betimin për Drejtësi”.

Ndryshe, edhe më 7 korrik 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, në përgjigjen e saj kishte njoftuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Jashari.

Ndërkaq, më 8 qershor 2023 avokati Jashari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte ndaluar fillimisht për 48 orë.

(Kosova Sot Online )