Vazhdon bastisja, flet nipi i vëllezërve Fazliu

  • S.A /
  • 12 September 2023 - 12:31
Vazhdon bastisja, flet nipi i vëllezërve Fazliu

Fahri Fazliu, nipi i heronjve të luftës, Fahri e Bahri Fazliu, ka folur për bastisjen në familjen e tyre nga EULEX-i dhe Zyra e Prokurorisë së Specializuar, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai ka thënë se bastistja ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe se anëtarët e tjerë të familjes janë të mbyllur në banesë me telefona të mbyllur.

“Bastisja ka nisur rreth orës 7së mëngjesit. Familjarët e tjerë janë brenda, ndërsa telefonat i kanë të mbyllur. As avokati Artan Çerkini nuk ka informacione se pse po ndodhë kjo bastistje” ka thënë Fahri Fazliu.

(Kosova Sot Online )