
Lexoni edhe:
Pas intervistimit dhe analizave, shtetasit maqedonas që ndodheshin afër Manastirit në Banjskë nisen për në Maqedoni
Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e ka ulur flamurin në gjysmështizë, në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veritransmeton "Kosova Sot Online".
“Në shenjë zie dhe respekti, flamuri i Bashkimit Evropian është ulur në gjysmështizë në ditën e varrimit të Rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm të tmerrshëm dhe frikacak terrorist.
Zemrat tona janë me familjen e tij, të dashurit e tij dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku.
(Kosova sot Online )