Shaheen: Kishim në plan të vizitonim rajonin, kur dëgjuam për sulmin u kthyem për të ngushëlluar familjen e policit të vrarë

  • S.A /
  • 13 October 2023 - 12:16
Shaheen: Kishim në plan të vizitonim rajonin, kur dëgjuam për sulmin u kthyem për të ngushëlluar familjen e policit të vrarë

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, tregoi se ajo bashkë me kolegun e saj Peter Welch, kishin në plan të vizitonin rajonin, por se ngjarjet e 24 shtatorit bënë që të ndalen në Kosovë për të ngushëlluar familjen e popullin e policit të vrarë Afrim Bunjaku, transmeton "Kosova Sot Online".

“Unë dhe senatori Welch kishim në plan të udhëtonim në rajon. Dje ishim në Maqedoninë e Veriut dhe do të shkojmë në Mal të Zi dhe Bosnje, por kur dëgjuam për ngjarjet e 24 shatorit, ne deshëm të vijmë [këtu] dhe t’i shprehnim ngushëllimet tona familjet se oficerit policor që u vra dhe shqetësimet tona i ndajmë me qytetarët e Kosovës për ngjarjet e 24 shtatorit”, tha ajo.

Shaheen shtoi se tash është e rëndësishme që ata që qëndrojnë pas sulmit të mbahen përgjegjës dhe që Serbia të kontribuojë në “hetimet që po vazhdojnë”.

Përveç se me Kurtin, Shaheen u takua edhe me presidenten Osmani ku theksoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën. Duke folur rreth ngjarjes në Banjskë, Shaheen, e cila është senatore e Nju Hampshir që nga viti 2009, tha: “Kjo na tregon, po ashtu, se për paqe dhe stabilitet afatgjatë këtu në Kosovë, është një mundësi për të vazhduar me mbështetjen e Evropës dhe Shteteve të Bashkuar për gjetjen e një bashkëjetese paqësore dhe afatgjate me Serbinë.”

(Kosova Sot Online )