
Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje të rëndë, transmeton "Kosova Sot Online".
Në njoftim thuhet se kërkojnë nga publiku i gjerë që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre.
Njoftimi i Policisë:
Person në kërkim
Prishtinë, 17 nëntor 2023
Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4 pika 4.1, 4.12, lidhur me nenin 77, paragrafi 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale;
"Vjedhje e Rëndë", konform nenit 315 të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t'i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre.
(Kosova Sot Online)