Analistja serbe: Nuk ka para nga Brukseli për Serbinë dhe Kosovën pa përparim në dialog

  • S.A /
  • 20 November 2023 - 12:17
Analistja serbe: Nuk ka para nga Brukseli për Serbinë dhe Kosovën pa përparim në dialog

Bashkëpunëtorja hulumtuese në Qendrën Hulumtuese Henry Jackson, dhe analistja politike serbe, Helena Ivanov, në një prononcim për portalin serb “kosovoolnine”, ka deklaruar se pakoja prej gjashtë miliardë eurosh e ndihmës së BE-së për Ballkanin Perëndimor, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Serbinë, duhet parë nga këndi i “shkopit dhe karotës” se re të Brukselit, e cila do të aktivizohet në varësi të progresit të dy palëve në dialog, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kjo shumë parash është gjithmonë e nevojshme sepse dy nga gjashtë miliardë euro janë ndihmë financiare, ndërsa katër miliardë të mbetur janë kredi jashtëzakonisht të favorshme. Në këtë lloj ekonomie, një ndihmë e tillë financiare është e dobishme për çdo vend dhe besoj se BE-ja, natyrisht, do t’i përdorni këto fonde edhe për këtë qëllim – nëse ka një hap përpara në procesin e normalizimit, paratë do të arrijnë në llogaritë e duhura, dhe nëse njëra ose të dyja palët janë negociatorë mosmirënjohës dhe vonojnë procesin e normalizimit, unë besoj se qasja në këto mjete do të reduktohet ose anulohet”, thotë Ivanov.

Këndi i dytë nga i cili duhet shikuar këtë pako të re të ndihmës së BE-së i referohet gjithë Ballkanit Perëndimor, thotë ajo.

“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor ka zgjatur shumë. Besimi se cilido vend i Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohet në BE në të ardhmen e afërt është në një nivel jashtëzakonisht të ulët. Prandaj mendoj se kjo paketë është një mënyrë për t’i mbajtur këto vende të interesuara për anëtarësim, që mbështetja dhe ndihma që BE i jep Ballkanit Perëndimor të vazhdojë të shihet dhe të jetë në plan të parë, me faktin se, natyrisht, mungon gjëja kryesore, që është vet aderimi ose ndonjë datë kur ne do të anëtarësohemi në BE, pretendon Ivanov.

Ajo ka shtuar se kur shikojmë mënyrën e komunikimit në muajt e kaluar, pa marrë parasysh paketën e re të ndihmës, BE-ja vazhdimisht u përsërit zyrtarëve të lartë të Serbisë dhe Kosovës, por edhe publikut në Serbi dhe Kosovë, se vetëm anëtarësimi në BE dhe qasja në fonde janë të kushtëzuara që të dyja palët të vazhdojnë të bashkëpunojnë, të jenë negociatorë konstruktivë dhe të luajnë një rol konstruktiv në procesin e normalizimit.

“Jam e sigurt që kjo paketë e fundit nuk bën përjashtim në këtë kuptim, sepse u tha qartë se cilat janë kushtet për të gëzuar përfitimet e saj”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online )