Fatkeqësi e madhe për shtetet në fqinjësi, pozita dhe opozita serbe po ushqejnë politike raciste e nacionaliste kundër bashkëpunimit dhe normalizimit

Fatkeqësi e madhe për shtetet në fqinjësi, pozita dhe opozita serbe po ushqejnë politike raciste e nacionaliste kundër bashkëpunimit dhe normalizimit
Fatkeqësi e madhe për shtetet në fqinjësi, pozita dhe opozita serbe po ushqejnë politike raciste e nacionaliste kundër bashkëpunimit dhe normalizimit

Blerim Burjani

  • 20 November 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Vuçiqi asgjë kurrë nuk ka ndryshuar prej Millosheviqit, i njëjti racizëm është edhe te opozita serbe. Pra nuk ka shpëtim Serbia. Zgjedhjet në Serbi janë politik e Vuçiqit për të blerë kohë nga perëndimi asgjë më shumë Serbia duhet ta njohë Kosovën, kjo tani më po dihet.

Nacionalizmi serb edhe jo rrallë regjimet autoritare, dhe raciste, janë segmenti kryesor politik serb, ku po bëhen shume vite, prej viteve 90, kur qasja e Serbisë ndaj popujve tjerë dhe territoreve të huaja po sillen sikur janë të tyre. Nuk është pra e rastësishme që jo rrallë politikanët serb edhe Malin e Zi e quajnë territor serb, pastaj kështu deklarojnë edhe për një pjesë të Maqedonisë, të Kosovës dhe Bosnjës pra akoma politika serbe është e helmuar nga politika e kaluara me synime pushtuese, sepse nuk janë mësuar nga Serbia akoma leksionet nga bombardimet e NATO-s.

Fatkeqësisht në politikën e gjerë të shtetit serb, tek pozita dhe opozita si shumicë, akoma mbizotëron ai mentaliteti i budallëm dhe i lidhur ngushtë me racizëm. Vuçiqi asgjë kurrë nuk ka ndryshuar prej Millosheviqit, i njëjti racizëm është edhe te opozita serbe. Pra nuk ka shpëtim Serbia. Zgjedhjet në Serbi janë politik e Vuçiqit për të blerë kohë nga perëndimi asgjë më shumë Serbia duhet ta njohë Kosovën, kjo tani më po dihet. Vuçiqi fiton prapë por Serbia mbetet e njëjtë, pra s’ka shpresa dhe gjasa për kurrfarë ndryshimesh progresive për politikë paqësore e demokratike, që kultivon raporte të mirë ndër fqinjësore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".