Prokuroria zbulon detaje për rastin në Shtërpcë ku një person vdiq si pasojë e rrahjes

  • S.A /
  • 13 December 2023 - 12:01
Prokuroria zbulon  detaje për rastin në Shtërpcë ku një person vdiq si pasojë e rrahjes

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje rreth një rasti i cili ka ndodhur të premten e kaluar me datë 8 dhjetor në Shtërpcë, transmeton "Kosova Sot Online.

Si pasojë një person ka vdekur, nga lëndimet e marra për shkak të rrahjes.

Organi i akuzës së Ferizajt  ka thënë se viktima fillisht ishte trajtuar në Graçanicë e më pas edhe në spitalin klinik në Nish në Serbi.

Lidhur me rastin  është ndaluar  një person për 48 orë. 

“Sipas informatave të para, ju njoftojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në Shtërpcë, më 08.12.2023, ku kanë qenë të përfshirë dy persona-shtetas serb.Viktima në këtë rast pas lëndimeve të marra fillimisht është dërguar për trajtim në Graçanicë e më pas në spitalin klinik në Nish-Serbi dhe i njëjti ka ndërruar jetë më datë 12.12.2023.Ndërsa, i dyshuari në këtë rast, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.  Sot gjatë ditës, Prokurori i çështjes, ndaj të njëjtit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, për shkak të dyshimit të veprës penale të lartëcekur. Rasti në fjalë është në procedurë hetimore dhe për momentin nuk mund të japim detaje tjera.

(Kosova Sot Online )