Kërkesat e Policisë së Kosovës, të argumentuara dhe arsyetuara, të merren seriozisht e të mos injorohen nga Qeveria

Kërkesat e Policisë së Kosovës, të argumentuara dhe arsyetuara, të merren seriozisht e të mos injorohen nga Qeveria
Kërkesat e Policisë së Kosovës, të argumentuara dhe arsyetuara, të merren seriozisht e të mos injorohen nga Qeveria

Xhevat Meha

  • 12 December 2023 - 20:55

 Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

 

Duhet biseduar pa paragjykime dhe me argumente, pjesa e kërkesave që argumentohen se janë të drejta duhet të përfillen. Ndonjë kërkesë që nuk argumentohet si e drejtë nuk duhet të pranohet. Mirëpo në secilin rast duhet që njoftohet shoqëria me argumentet e njërës dhe palës tjetër, të njoftohet shoqëria për pjesën e pranuar dhe argumentet që e mbështesin, dhe të njoftohet shoqëria për pjesën që nuk mund të pranohet me argumentet pse nuk mund të pranohet.

 

 

Së pari nuk mund të them, nuk kam informacione të mjaftueshme për të kuptuar, se a është e instrumentalizuar a nuk është e instrumentalizuar politikisht policia në kërkesat e e tyre të paraqitura përsëri ditë më parë. E instrumentalizuar ose jo e instrumentalizuar, policia e Kosovës dhe të gjitha njësite e saj janë segmente të rëndësishme të shtetit dhe të shoqërisë tonë. Në cilindo rast, e instrumentalizuar ose jo e instrumentalizuar, qeveria duhet t'i trajtoj drejt. E trajtimi i drejt është që të bisedohet me përfaqësuesit e tyre, të bisedohet hapur duke mbajtur me lart se do tjetër interesin e shtetit dhe shoqërisë tonë. Duhet biseduar pa paragjykime dhe me argumente, pjesa e kërkesave që argumentohen se janë të drejta duhet të përfillen. Ndonjë kërkesë që nuk argumentohet si e drejtë nuk duhet të pranohet. Mirëpo në secilin rast duhet që njoftohet shoqëria me argumentet e njërës dhe palës tjetër, të njoftohet shoqëria për pjesën e pranuar dhe argumentet që e mbështesin, dhe të njoftohet shoqëria për pjesën që nuk mund të pranohet me argumentet pse nuk mund të pranohet. Kur argumentet janë të bazuara shoqëria do t'i pranoj si vendime të drejta. Instrumentalizimi për qëllime politike qoftë nga përfaqësuesit e policisë qoftë nga qeveria sjell konfliktualitet, e krijimi i konfliktualitetit është një nga programet që zbaton rrjeti i strukturave të fshehta serbo-ruse që veprojnë nëpër institucionet tona.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"