Ja pse Zelenskyy e shkarkoj kryetarin e administratës shtetërore

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 18:39
Ja pse Zelenskyy e shkarkoj kryetarin e administratës shtetërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka shkarkuar Volodymyr Lyubomirovych Trushin nga roli i tij si kreu i administratës shtetërore rajonale të Ternopilit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk është plotësisht e qartë pse ai është hequr nga posti, por Zelenksyy ka bërë përpjekje për të trajtuar korrupsionin në Ukrainë, raporton Skynews.

Më 26 qershor, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit arrestuan kreun e Këshillit Rajonal të Ternopilit, Mikhail Golovko, për marrje ryshfeti.

U raportua gjithashtu se dy nënkryetarët e VGA të Ternopilit, Igor Demyanchuk dhe Igor Gaiduk, u arrestuan.

Thuhet se ata kishin kërkuar pothuajse 1.8 milionë UAH (43 mijë euro) ryshfet.


(Kosova Sot Online)