Murati: Kaq milionë euro u shpenzuan për projekte kapitale në Kosovë

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 19:00
Murati: Kaq milionë euro  u shpenzuan për projekte kapitale në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se nga 820 milionë eurot e ndara për projekte kapitale në Kosovë, në vitin 2023, u shpenzuan 560 milionë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pjesa më e madhe e tyre u ekzekutua në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Kjo, sipas Muratit, ndodhi për shkak të hezitimit të kompanive punëkryese për t’u angazhuar në fillim të vitit, kur çmimet e lëndës së parë dhe të materialeve ndërtimore ishin më të shtrenjta.

Projektet në të cilat u investua, përfshinë: rrugë lokale, kanalizime, kanale të ujitjes, çerdhe, objekte spitalore, digjitalizim të sistemit të arsimit e të tjera.

(Kosova Sot Online)