Në Janjevë sulmohet një doktoreshë

  • E.K /
  • 10 February 2024 - 08:38
Në Janjevë sulmohet një doktoreshë

Një doktoreshë është sulmuar fizikisht dje në fshatin Janjevë të Lipjanit, përcjell “Kosova sot Online”.

Policia njofton se ajo është sulmuar nga një pacient, pasi nuk i ka lëshuar një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit.

Ndërsa, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Dardania, Janjevë 09.02.2024-17:45. I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)