Paralajmërohet heqja e shenjave në çirilicë në krejt territorin e Kosovës

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 17:47
Paralajmërohet heqja e shenjave në çirilicë në krejt territorin e Kosovës

Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka theksuar se sot si ministri kanë marrë përsipër që në Veri të vendit dhe në territorin e Kosovës të hiqen të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë të shënuara në çirilicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ato Aliu ka thënë se do të zëvendësohen me shenja zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat serbe të komunikacionit që janë në qirilicë, duke zëvendësuar me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, ka shkruar Aliu.


(Kosova Sot Online)