Zemaj tregon a e garanton anëtarësimin në KiE vendimi për Manastirin e Deçanit

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 18:58
Zemaj tregon a e garanton anëtarësimin në KiE vendimi për Manastirin e Deçanit

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj për vendimin e Manastirit është shprehur se ku vendim nuk e garanton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zemaj këtë vendim e ka quajtur të padrejtë, duke thënë se i privon nga një e drejtë e cila, sipas tij, garanton zhvillim ekonomik.

“Nuk ka garanton ky vendim tash anëtarësimin në Këshillin e Evropës sepse ka edhe detyra shtesë dhe përgjegjësi shtesë. Ka edhe tema të tjera që duhet para se të arrish deri tek anëtarësimi, këto do t’i shohim ditët në vijim”, ka deklaruar Zemaj.

“Do të dëshiroja që ne të ishim tani pjesë e Këshillit të Evropës. Ky vendim është i padrejtë, qytetarët e Deçanit janë privuar nga një e drejtë e cila garanton zhvillim ekonomik ndër vite”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)