Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 14:26
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një “takim pune” me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Axhançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Tomaniq dhe nënkryetaren e Leposaviqit, Marina Bogojeviq. Ato, ai tha se i konsultoi “mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri tha se pas vizitës dhe takimeve që i pati në Berlin javën e kaluar, e ka konsideruar si “hap të duhur” që të diskutojë me përfaqësues serbë të komunave veriore.

“Takim pune me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević. Kësaj radhe bashkë me ministrat Nenad Rašić dhe Elbert Krasniqi. Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)