
Çfarë po ndodh në Kosovë? Ndalohet edhe një person për spiunazh!

Raportohet se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së, njofton prokuroria.
“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)