Atentatori bleu 50 fishekë disa orë para se të qëllonte drejt Trump-it

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 15:08
Atentatori bleu 50 fishekë disa orë para se të qëllonte drejt Trump-it

Sulmuesi në tentativën për vrasjen e Donald Trump kishte blerë 50 fishekë në një dyqan armësh lokale vetëm disa orë përpara se ta kryente sulmin, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,

Shërbimi Sekret nuk spastroi ndërtesën ku ishte vendosur ai.

Shërbimi Sekret i SHBA-së nuk e spastroi ndërtesën ku ishte vendosur sulmuesi në atentatin e së shtunës.

CNN shkruan se Shërbimi Sekret përdori dy ekipe lokale kundër-snajper gjatë mitingut të ish-presidentit Trump, përveç dy ekipeve kundër-snajperëve të Shërbimit Sekret.

Nga të shtënat, një pjesëmarrës në tubim u vra, ndërsa dy mbetën të plagosur.

Atentatori 20-vjeçar, i identifikuar si Thomas Matthew Crooks, u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.

(Kosova Sot Online)