Zeka: Do të ketë probleme të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit, rasti është përtej procedurave

  • E.k /
  • 26 July 2024 - 19:36
Zeka: Do të ketë probleme të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit, rasti është përtej procedurave

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, ka thënë se çështja e kthimit të kufomës së Faton Hajrizit në Kosovë nuk është e thjeshtë, përcjell "Kosova Sot Online".

Zeka u shpreh se kjo për shkak se Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën.

“Rasti është përtej procedurave. Kemi të bëjmë në raport me Serbinë. Po të ishte gjendje normale edhe vdekja normale do sillte probleme. Rasti si ka ndodhur, do ketë probleme për sjelljen në Kosovë. Serbia s’do t’i respektojë procedurat. Nëse i shohim në bazë të disa principeve ndërkombëtare, do të duhej që me një kërkesë nga Kosova nga Ministria e Drejtësisë, të sillet kufoma në Kosovë”, tha Zeka.

(Kossova Sot Online)