Ndërron jetë një 40-vjeçar në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë

  • E.k /
  • 15 August 2024 - 08:42
Ndërron jetë një 40-vjeçar në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

“Me datën 15.08.2024, rreth orës 06:16, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prizren-Suharekë (Rrafshi i Sopis). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)