Jankoviq: Serbia është fajtori i vetëm për gjendjen e serbëve në veri
Sasha Jankoviq, ish-mbrojtësi i qytetarëve dhe ish-president i PSG-së, ka komentuar qëndrimin e qeverisë serbe ndaj situatës në veri të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai në një farë forme ka akuzuar shtetin serb si të vetmin fajtor për gjendjen e serbëve që jetojnë në Kosovë.
Ka përmendur kështu largimin e tyre nga institucionet dhe sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.
“Por kështu fillimisht duhet të ndahen serbët me shqiptarët, t’i largoni nga institucionet, pastaj Banjskën… dhe pastaj t’u ktheni shpinën dhe të bëni petulla…Dhe duke i quajtur të tjerët tradhtarë…” ka shkruar ai në X.
(Kosova Sot Online)
