Dërguti: Veç ata që i kanë rrehë tenxheret n’pandemi po m’duket që janë kualifikuar për grant

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 10:43
Dërguti: Veç ata që i kanë rrehë tenxheret n’pandemi po m’duket që janë kualifikuar për grant

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka ironizuar me ndarjen e grantit për vëllain e deputetës Fitore Pacolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se për të fitur grante janë të kualifikuar vetëm atë që kanë “rrehë tenxheret n’pandemi”

“Po m’duket që për grant janë kualifikuar veç ata që i kanë rrehë tenxheret n’pandemi” – ka shkruar ajo.

Kujtojmë se gjatë pandemisë, deputetja Fitore Pacolli, protestonte nga balkoni i banesës duke goditur tenxheret.

(Kosova Sot Online)