Personi që u gjet i vdekur në 'Dragodan' është vëllai i Unikatilit

  • A.P /
  • 03 March 2025 - 08:04
Personi që u gjet i vdekur në 'Dragodan' është vëllai i Unikatilit

I riu që është gjetur i vdekur në Prishtinë, Mentor Palokaj, është vëllai i reperit të njohur Unikatil, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar.

Konfrimimi i saj i plotë:

Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)