
Osmani: Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi, Kosova nuk harron!

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb. 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë”.
“Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon. Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”.
(Kosova Sot Online)