Ky është numri i fëmijëve të lindur në Kosovë gjatë muajit maj

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 15:38
Ky është numri i fëmijëve të lindur në Kosovë gjatë muajit maj

Në muajin maj në Kosovë kanë lindur 2 mijë e 364 fëmijë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prej 2 mijë e 364 fëmijëve të lindur gjatë këtij muaji kanë lindur 1 mijë e 251 meshkuj dhe 1 mijë e 103 femra.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit të ASK-së thuhet së në krahasim me muajin prill të këtij viti ka ngritje të numrit të lindjeve për 12%.

(Kosova Sot Online)