Një automjet ushtarak i KFOR-it dhe një veturë janë përfshirë në një aksident

  • A.P /
  • 24 July 2025 - 15:35
Një automjet ushtarak i KFOR-it dhe një veturë janë përfshirë në një aksident

Një automjet ushtarak i KFOR-it maqedonas dhe një veturë me targa të Kosovës janë përfshirë në një aksident në Veternik të Prishtinës rreth orës 14:30, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy ushtarë shihen jashtë automjetit në disa fotografi të shkrepura menjëherë pas aksidentit.

Pranë veturës me targa të Kosovës shihen gjithashtu dy persona duke parë dëmet.


(Kosova Sot Online)