KFOR po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë

  • A.P /
  • 02 August 2025 - 14:14
KFOR po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë

Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.

(Kosova Sot Online)