Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim kanë kryer patrullime në Istog

  • A.P /
  • 06 August 2025 - 12:34
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim kanë kryer patrullime në Istog

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer patrullime në komunën e Istogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i përmes një postimi në “Facebook”.

“Aktivitete të tilla, që zhvillohen rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjitha etnitë në Kosovë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)