Osmani u bën thirrje partive të ndërtojnë një koalicion: Nuk e kemi luksin të presim

  • A.P /
  • 25 August 2025 - 12:11
Osmani u bën thirrje partive të ndërtojnë një koalicion: Nuk e kemi luksin të presim

Presidentja Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë kompromis në mënyrë që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo në një intervistë për tansmetuesin polak TVP Ëorld në Alpbach, tha se është për të ardhur keq që populli i Kosovës nuk i ka ende të funksionalizuara institucionet.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja Osmani.

Osmani tha se bota është trazuar, dhe Kosova nuk mund të jetë në qendër të vëmendjes.

“Nuk e kemi luksin të presim, duhet të veprojmë, jemi duke humbur shumë kohë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)