Osmani: Asnjë sulm nga Serbia s’e ndal të vërtetën se Kosova është sovrane

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 14:46
Osmani: Asnjë sulm nga Serbia s’e ndal të vërtetën se Kosova është sovrane

Presidentja Vjosa Osmani në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ka kujtuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku, për të cilin tha se ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se ngjarja e shtatorit të para dy viteve kujton se liria kërkon sakrificë, por shtoi se asnjë sulm nga Serbia s’e “ndal të vërtetën” që Kosova është shtet sovran dhe i lirë.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)