Policia ka arrestuar një person për ryshfet gjatë ditës së zgjedhjeve

  • A.P /
  • 18 October 2025 - 09:38
Policia ka arrestuar një person për ryshfet gjatë ditës së zgjedhjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje të ryshfetit gjatë ditës së zgjedhjeve lokale më 12 tetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia.

“Graçanicë, Prishtinë 12.10.2025 – 18:05. Me 17.10.2025 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.


(Kosova Sot Online)