Kurti: Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën

  • A.P /
  • 30 October 2025 - 09:07
Kurti: Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, ka uruar për njohjen e Kosovës nga Siria. Njohja u kumtua nga presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti tha se do të angazhohen që lidhjet mes dy shteteve, Kosovës dhe Sirisë të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë.

“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë”.

“Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

(Kosova Sot Online)