Lisi i “Marashit” shëron sëmundjet e syve

  • 07 March 2016 - 17:55
Lisi i “Marashit” shëron sëmundjet e syve

Uji që del aty mendohet se ka shërbyer për të lindur nuset

Lisi i “Marashit” thuhet se është i vjetër rreth 500 vjet dhe është raritet i Ballkanit. Dihet se më 27 gusht të vitit 1878, legjendari Ramadan Zaskoku pranë lisit vrau telegrafistin turk, pasi kishte nisur lufta e armatosur e forcave të LSHP-së kundër forcave turke, të udhëhequra nga Mehmed Ali Pasha. Në lagjen "Marash" ishte teqeja në të cilën vazhdon të jetojë rrapi ku përdorej si një lloj kafeneje ku njerëzit pushonin aty dhe pinin ujë të ftohtë. Se kush e ka mbjellë këtë rrap ka disa gojëdhëna, por ajo që vazhdon të qëndrojë është se atë e mbolli i pari Teqesë, Sadi. Dikur kjo lagje thuhet se ishte më e bukura e Prizrenit të vjetër. Mirëpo, prishjen e këtij kompleksi e filloi qeveria serbe në vitin 1946. Rrapi gradualisht filloi të krijojë trashësinë  saqë sot atë nuk mund ta përthekojnë nëntë burra. Mendohet se mund t’i ketë rreth 500 vjet.

Nën përkujdesjen e shtetit

Duke qenë nën ndikimin dhe opinionin ndërkombëtar edhe ish-pushteti i Kosovës në vitin 1965 u detyrua të vendosë nën mbikëqyrjen e një statusi prej monumenti historik. Së fundi, pushteti i pasluftës, duke ditur rëndësinë e madhe që ka rrapi, e vuri nën përkujdesjen e shtetit. Por, ende rëndësia e këtij lisi shekullor nuk e ka vendin meritor, kur ende nuk e ka fituara  statusin e pikës kryesore, ndoshta në kuadër të Kompleksit të LSHP-së. Këtë vit, mendohet të ngrihet ashensori për kalanë e Prizrenit dhe mund të pritet që ky rrap të fitojë rëndësinë edhe ashtu siç e ka. Besohet se do të aktualizohet pikërisht ky problem që këtij lisi t’ia kthejë rëndësinë meritore. Aty afër planifikohet të ngrihet edhe një kafene dhe që rrapi të jetë në të gjitha referencat turistike të këtij qyteti. Një rrap jo të kësaj rëndësia e ka Ohri në Maqedoni dhe ai është pika më pikante turistike.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)