Koalicioni i hiprokizisë!!!

Koalicioni i hiprokizisë!!!
Koalicioni i hiprokizisë!!!

Ismail Muçiqi

  • 17 August 2020 - 10:17

Koalicioni i formuar gjatë natës përmes pazareve politike dhe i cili në kohën më kritike të shfaqjes të Koronavirusit në Kosovë. u bashkua me qëllim të rrëzimit të Qeverisë. Tani përditë e më shumë po dëshmohet se ky koalicion i partive të dështuara ishte vetëm një puqë kundër Qeverisë legjitime dhe votës së popullit.

Ky koalicion joparimorë i cili u formua në mënyrën më perfide duke u bashkuar në një pikë të përbashkët për ta marr pushtetin pa përkrahjen e popullit me qëllim të ruajtjes të interesave të këtyre klaneve të cilat shtetin e Kosovës e kanë degradua deri në shkallën më të ulët. Ky koalicion, i formuar ndërmjet grupeve politike dhe Listës Sërbska e cila punon për interesat e Beogradit, tani po shihet se qeverisja e tyre po e bllokon jetën institucionale të shtetit të Kosovës. Kjo gjendje alarmante po shihet përditë e më shumë përmes dështimeve në organizimin e mbledhjeve të ndryshme të komisioneve parlamentare, të cilat për shkak të mungesës së forumit dhe të opstrukcioneve të ndryshme nuk po arrin që të përfundojë agjendën dhe vazhdimisht këto mbledhje po dështojnë si rrjedhojë e papërgjegjësisë dhe e mungesës së autoritetit të lidershipit.

Gjatë mbledhjes së fundit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, deputetët nuk arritën të miratojnë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, për shkak të rrethanave dhe pasojave që po i shkakton pandemia në të gjitha sferat e ekonomisë kosovare.

Se me të vërtetë nuk ka përgjegjësi, përkushtim dhe moral dhe se ky koalicion është vetëm improvizim, tregon më së miri numri i votave të deputetëve të këtij koalicioni të cilët nuk arritën ti sigurojnë më shumë se 45 vota.

Kjo situatë e krijuar në skenën politike të atyre të cilët kanë marrë përgjegjësi për të qeverisur vendin është shqetësuese dhe me plotë të panjohura të cilat e presin Kosovën.

Jo sinqeriteti i këtyre grupe të cilat e formuan një miniqeveri pa votën e elektoratit, përmes pazareve politike si kauzë politike e përdorën platformën kush është me Amerikën dhe kush janë ata të cilët po i rrezikojnë me miqtë tanë. Kjo platformë e shpikur nga kuzhinat e klaneve të partive politike përditë e më shumë po e demanton koha dhe rrethanat politike në përgjithësi.

Këta në këto ditë të vështira kur të gjitha shtetet e rajonit kanë marrë vendime dhe kanë aprovua ligje për rimëkëmbjen e ekonomisë për tu ndihmuar bizneseve dhe subjekteve ekonomike që të mbijetojnë nga kriza globale, koalicioni në pushtet nuk po arrin që ti siguroj as votat e deputeteve të cilët i përkasin këtij koalicioni të cilët në momentet më kritike po e bojkotojnë punën e parlamentit.

Nuk po flasim kësaj radhe për gjendjen e përgjithshme në për të cilën po kalon shoqëria kosovare, por problem kyç tani është qeveria anemike e Abdullah Hotit e cila nuk ka kapacitet dhe nuk është në gjendje që ti sjellë ndonjë të mirë Kosovës.

Vendimet e kësaj qeverie të cilat do të mbahen mend dhe të cilat po e rikthejnë gjendjen e mëparshme, është shkarkimi i bordeve nëpër ndërmarrjet publike, duke i rehatuar militantët

e tyre partiakë kjo mënyrë e qeverisjes, duke u hakmarrë ndaj vendimeve të Qeverisë së kaluar është mënyra më e mjerueshme e ndërtimit të politikave në ministrit e ndryshme dhe në kreun e qeverisë.

Përditë e më shumë nëpër sektorët e ndryshme dhe në agjencitë shtetërore gjatë natës po punësohen njerëzit përmes qelësit dhe pazareve partiake.

Ky është prioriteti i këtij koalicioni të formuar brenda natës duke u thirrur në shpëtimin e Shtetit të Kosovës nga antiamerikanizmi i udhëheqëseve të Lëvizjes Vetëvendosje. Të gjitha këto kalkulime (marifete) të këtyre liderëve dhe klaneve të ngushta sot Kosova është në top listat e Agjencive Informative Botërore si vendi më i rrezikuar me numrin më të madh të infektuarve nga Koronavirusi dhe me numrin e vdekjeve të cilat po e godasin

shëndetin e popullsisë së këtij vendi.

Pakënaqësia qytetare është e akumuluar gjithandej Kosovës.

Edhe përkundër kësaj tani ende po vazhdon mendësia e këtyre liderëve që të marrinë pozita edhe më të larta, pa u skuqur fare për punën dhe dështimet e tyre që i sollën vendit.

Mendojë se vjeshta e cila po troket në derë do të jetë koha kur mendja e shëndoshë e rinisë dhe inteligjencës do të zgjohet nga gjumi duke e sensibilizua opinionin që zgjedhjet nacionale të jashtëzakonshme janë e vetmja mënyrë që populli përmes votës së lirë në mënyrën më demokratike të mundësojë ndryshimin e gjendjes duke zgjedhur deputet dhe përfaqësues legjitimë të cilët janë të gatshëm që në kompetencë dhe përgjegjësi Shtetin e Kosovës ta vejnë në binarë normalë, duke i hapur perspektivë dhe rrugë për tu integrua në mekanizmat e Bashkimit Evropian dhe në institucionet përkatëse ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".